Sinoptikania Lajda Porja parashikon se gushti do të mbyllet me mot jo shumë të nxehtë, por të favorshëm për plazh ashtu si 10 ditët e para të shtatorit.
“Deri në 25 gushti ka pasur temperatura eksremisht të larta. Fundjava do të sjellë rritje të temperaturave. Gushti do të mbyllet me mot jo shumë të nxehtë, por të favorshëm për bregdet. Shprehja gusht e gunë do të jetë vlefshme për ditët e fundit të gushtit.
Do të kemi vjeshtë të vonuar. Të paktën deri më 10 shtator do të ketë temperature të favorshme, 33-34 gradë Celsius. Do të ketë dhe vlera mbi 35 gradë. Një verë të zhvendosur. Shumë pak reshje, ditë sporadike dhe shumë pak mund të preket zona e bregdetit. Do të jenë temperature shumë të favorshme deri më 10 shtator për të bërë plazh. Shtatori do të ketë shumë temperature të favorshme për të bërë plazh”- tha Porja për News24.
Sipas Porjas, këtë fundjavë do të ketë rritje temperaturash teksa reshje shiu priten që sot pasdite kryesisht në zonat veriore dhe qendrore të Shqipërisë.
“Parashikohet nga nesër dhe në vijim dhe në fundjavë të ketë rritje. Në fakt reshjet kanë nisur që mbrëmë, në orët e pasdites do të ketë reshje në zonat veriore dhe qendrore, jugu ka pasur vranësira, por jo reshje. Pasdite parashikohen reshje në gjithë territorin.’’- saktësoi ajo.
Turistët do të kenë kohë tashmë nga kjo fundjavë e deri më 10 shtator të pushojnë përgjatë bregdetit shqiptar duke mos patur frikën e temperaturave apo reshjeve të shiut.
/b.h