Kina thotë se synon të nënshkruajë më shumë marrëveshje të tregtisë së lirë (MTL), ndërsa përmirëson MTL-të ekzistuese, për të çuar përpara hapjen e saj.
Zëvendësministri i Tregtisë Wang Shouwen thotë se Kina do të rrisë përpjekjet për të formuar një rrjet të tregtisë së lirë me standarde të larta që ka një shtrirje globale, që fillon nga vendet fqinje dhe mbulon vendet e rajonet e lidhura me nismën “Një brez, një rrugë”.
Kina do të përmirësojë më tej MTL -të ekzistuese, përfshirë ato me Singaporin dhe Korenë e Jugut, duke përshpejtuar negociatat për MTL -të e reja.
Zëvendësministri tha se Kina po shqyrton gjithashtu në mënyrë aktive përfshirjen në Marrëveshjen e Gjithanshme dhe Progresive për Partneritetin e Trans-Paqësorit.