Milani raportohet se ka arritur marrëveshje me Bernardo Silvan e Manchester Cityt.
Rossonerët janë duke vazhduar me përforcime në këtë afat kalimtar, derisa kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbyllje.
Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, Milani ka arritur marrëveshje personale me Silvan dhe mbetën vetëm disa detaje të vogla me Manchester Cityn.
Kuqezinjtë i kanë ofruar Cityt 15 milionë euro për huazimin dy vjeçar të Bernardo Silvas me detyrim blerje në vitin 2023 për 35 milionë euro të tjera.
Është një ofertë që është marrë në konsideratë nga City, derisa Paolo Maldini pritet të futet në bisedime edhe me lojtarin.
27-vjeçari është bashkuar me Cityn në verën e vitit 2017 nga Monaco për 50 milionë euro.
g.kosovari