Nils Heer, i cili drejtonte një ndeshje të ligës së nivelit të dytë në Danimarkë, mes FC Fredericia dhe Vendsyssel FF, u përfshi në incidentin arbitral që u bë “viral” në rrjetet sociale. Gjatë pjesës së parë, FC Fredericia ndërmori një kundërsulm të shpejtë, teksa ishte në disavantazhin 1-0 dhe mund të barazonte. Megjithatë, mesfushori-sulmues i saj, Kristian Kirkegaard, u frenua në skaj të zonës së kundërshtarit.
Ndërsa gjyqtari i ra bilbilit, ai nuk e vuri re se Kirkegaard tashmë ia kishte dhënë topin një shoku të skuadrës, i cili ishte vendosur thuajse përballë portierit kundërshtar. Pasi bëri këtë gabim, Heer reagoi me shumë sinqertet, duke u ulur në gjunjë e zënë kokën me duar. Ai e kuptoi se potencialisht i kishte mohuar njërit ekip një gol vendimtar.
Momenti i tij qesharak është pritur kryesisht mirë nga fansat në rrjetet sociale, pasi shumë e kanë vlerësuar ndershmërinë e Heer. Një tifoz tha: “Mirë për të. Ai është njeri, bëri një gabim. Ai e pranoi gabimin menjëherë dhe, nga reagimet e lojtarëve, ata e mirëkuptuan”.
Një person tjetër shtoi: “Shikoni se si reaguan lojtarët, gjyqtari tha se bëra një gabim dhe të gjithë e kuptuan. Unë do të doja që vetëm një nga gjaknxehtët e Premier League ta bënte këtë”. Megjithatë, ndërsa një tifoz pranoi ndershmërinë e veprimeve të gjyqtarit, shtoi: “Uau!! Reagime të përziera. Jam i kënaqur që gjyqtari pranoi se bëri gabim për të mos lejuar avantazhin, por unë nuk do të bija kurrë në gjunjë”.
/a.r
This Danish referee didn’t even try to disguise the fact he messed up big time not playing advantage here 🤦♂️👏pic.twitter.com/ycesowcOns
— FUN88 (@fun88eng) August 23, 2021