Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Lushnjes. Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur.
Mësohet se një prej të plagosurve është pronari i lokalit dhe raportohet se është qëlluar nga një automjet tip Golf me ngjyrë të zezë.
Në momentin e të shtënave në lokal ka pasur shumë njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, të cilët janë shtrirë përtokë për t’u shpëtuar plumbave.
Nuk dihet nëse shënjestra e këtij atentati të ketë qenë viktima, ndërkohë që mësohet të jetë emër i njohur në Lushnje.
/b.h