Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka paralajmëruar surpriza për në vjedhtë në lidhje me Covid-19. Në një intervistë për Top-Channel, ai thotë se në muajin shtator ose tetor mund të ketë mutacione të reja të Covid.
“Rreth çdo tre muaj, ky virus ka dhënë variante të tjera, që janë bërë dominante. Vjeshtë-dimri është mbi 3 muaj larg, si rrjedhim është ende herët të flasim.
Duhet parë se ç’ka rezervuar natyra në këtë drejtim. Këto 5-6 muaj, virusi po sulmohet dhe nga vaksina, më parë nuk e kishim vaksinën”, shprehet Alimehmeti.
Por, pyetjes për vaksinimin e fëmijëve, meqë janë të më të prekurit, Alimehmeti i përgjigjet negativisht.
“Fëmijët, fatmirësisht nuk e vuajnë aq rëndë. E kanë më të ulët transmetueshmërinë se të rriturit. Por të kujtojmë se nuk jemi më në 2020-tën. Tashmë kemi një barrierë. Të vjetrit e asaj familje apo mësuesit në shkollë janë tashmë të imunizuar,”- thtoë ai.
Rastet me Covid-19 sa vijnë e shtohen në Shqipëri që pas futjes së variantit Delta në vendin tonë. Në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë viktimë, por janë regjistruar 357 raste të reja./m.j