Mihal Kokëdhima ka dalë sërish “në skenë” edhe në këtë sezon turistik veror në një tjetër debat me turistë. Referuar një videoje të shpërndarë nga Jeta Osh Qef, ai ka debatuar me disa turistë, kjo sepse këta të fundit kanë pushuar në çadrat që ai kishte vënë në plazhin e Porto Palermos.
SARANDË- Mihal Kokëdhima ka dalë sërish “në skenë” edhe në këtë sezon turistik veror në një tjetër debat me turistë. Referuar një videoje të shpërndarë nga Jeta Osh Qef, ai ka debatuar me disa pushues, kjo sepse këta të fundit kanë pushuar në çadrat që ai kishte vënë në plazhin e Porto Palermos.
Kokëdhima ka debatuar pasi sipas tij shazlonget i kanë marrë turistët pa e pyetur. Ndonëse ato i ofrohen që t’i japin lekët pasi shprehen se nuk e dinin, ai nuk ka pranuar nga “frika” se do e çonin në polici.
Një pjesë e debatit
Kokëdhima: Ke bërë shumë faj o shpirt
Turisti: Do të të japim lekët
Kokëdhima: Po s’dua mo të më japësh lekë, vërë një derë aty pronë private s’lejohet hyrja. Është publik, nuk dua të më japësh lekët, se po të japësh lekët do shkosh në polici dhe do thuash Mihali më mori lekët
Turisti: Ne erdhëm si njerëzit, ju silleni në mënyrë harbute
Kokëdhima: Ju keni marrë mallin tim pa pyetur
Turisti: Dy shazllone kemi marr, vër letër është plazh privat
Kokëdhima: Është publik more, po ky shezlong është i imi./m.j