Vajza në foto, është 18-vjeçarja e cila u la e vdekur në spitalin e Ferizajt nga dy të rinjë. ‘Insajder’ ka publikuar foton e vajzës së re, e cila u dhunua për vdekje nga të rinjtë.
Ndërkohë njëri nga personat e dyshuar që la vajzën 18-vjeçare pa shenja jete në Spitalin e Ferizajt është arrestuar. Kështu raporton policia e Kosovës. Në komunikatën e lëshuar për mediat bëhet e ditur se rasti po cilësohet si “vrasje e rëndë”, ndërkohë që njëri nga personat është ende në arrati.
Dy të rinjtë u panë ditën e djeshme me një makinë me targa zvicerane. Lanë të renë e vdekur në derë dhe më pas janë larguar me të njëjtin mjet. Fotot e tyre janë nxjerrë nga kamerat e sigurisë dhe janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë të policisë së Kosovës.
Në komunikatë për mediat, thuhet se i dyshuari, A.S. 32 vjecar, është intervistuar dhe pastaj ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
“Pas kësaj, policia kanë arritur që të arrestojnë njërin , të dyshuarin me inicialet A.S ( M/K) i moshës 32 , i cili pasi është intervistuar nga policia, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , i njëjti është ndaluar për 48 orë, ndërsa në kërkim policor është i dyshuari tjetër me inicialet D.K (M/K) i moshës 29 vjeçar. Ndërkaq, trupi i pajetë dyshohet të jetë i personit , me inicialet M.O (F/K) e moshës 18 vjeçare , e cila është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion. Rasti është cilësuar ‘’Vrasje e rëndë’’ dhe mbetet për procedurë të mëtejmë hetimore”, përfundon komunikata.
g.kosovari