Presidenti Ilir Meta një ditë më parë ka uruar besimtarët dhe pelegrinët në Malin Tomorrit.
“Lutje të pranuara, shëndet të mirë, mbarësi dhe zemra të gëzuara për të gjithë besimtarët dhe pelegrinët në malin e shenjtë të Tomorrit. Abaz Aliu ju ndihmoftë dhe të keni bekimet e Zotit!”, ka shkruar Meta në rrjete sociale, shoqëruar me një foto të tij nga Mali i Tomorrit.
Por komentuesit kanë risjellë në vëmendje, çështjen e floririt të zhdukur të Krrabës dhe mermerit në malin e Tomorrit.
Sipas tyre asnjë lutje nuk e shpëton dot presidentin nga burgu, pasi ka hesape për të larë me drejtësinë për korrupsionin, për çështjet, për të cilat ai lakohet se ka dorë.
“Ke shkuar për të marrë floririn e fshehur, apo për të parë nëse ka mbetur më mermer dhe se si e ka shkatërruar Malin e Tomorrit. S’ka lutje që të shpëton me ato çfarë ke bërë”, shkruajnë komentuesit. Ilir Meta është akuzuar ndër vite me zhdukjen e florit të Krrabës. Personi që e e artikuloi për herë të parë publikisht, dhe ngriti alarmin se floriri i Krrabës ishte grabitur, ishte ish-kryeministri Sali Berisha, sot aleat i tij. Në vitin 2000 ai akuzonte kryeministrin e atëhershëm, Ilir Meta si shkaktarin e kësaj vjedhje shtetërore. Kujtojmë se Ilir Meta në një intervistë disa vite më vonë ka mohuar akuzat. Ndërsa ka pranuar, se ishte opozita që e shtyu të bënte verifikime zyrtare për gjendje ne thesarit.
/b.h