Një punonjës policie me iniciale D.T, 35 vjeç, është arrestuar pasi është konfliktuar me rojën e një qendre tregtare në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, jashtë ambienteve të një qendre tregtare, ku efektivi 35-vjeçar dhe vëllai i tij shtetasit A. T., 29 vjeç, janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me rojen Security të një qendre tregtare.
Sipas policisë gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi D. T., ka qëlluar me armë zjarri në tokë.
‘Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. T., 35 vjeç, (punonjës policie) si dhe u bë shpallja në kërkim e vëllait të tij shtetasit A. T., 29 vjeç, pasi me datë 21.08.2021, janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me rojën Security të një qendre tregtare dhe dyshohet se shtetasi D. T., ka qëlluar me armë zjarri në tokë.’- njofton policia.
View this post on Instagram
g.kosovari