Dhjetë persona, tre prej të cilëve raportohen të kenë lidhje familjare me njëri-tjetrin, janë arrestuar nga Policia e Korçës gjatë koncertit të boshnjakut Goran Bregoviç në Festën e Birrës, pasi kanë hedhur gaz lotsjellës mbi publikun e pranishëm në koncert.
Një turrmë me njerëz është mbledhur menjëherë pranë të arrestuarve, duke brohoritur pro aktit të tyre. Ndërkohë, janë dëgjuar edhe kore kundër vendimit të policisë për t’i arrestuar.
Gjatë arrestimit, një prej autorëve është dëgjuar të bërtasë vazhdimisht “mbani ata serbët aty brenda”.
Në pamjet e siguruara duken disa persona në një pjesë të publikut, të cilët kanë probleme të shkaktuara nga gazi lotsjellës.
Disa prej tyre, u janë drejtuar Spitalin Rajonal të Korçës, për të marrë trajtim.
Koncerti ndërkaq vazhdon, ndërsa tre familjarët janë shoqëruar për në komisariat.
Policia po vijon gjithashtu hetimet mbi incidentin dhe nuk përjashtohen ndalime të tjera.
/a.r