FIFA dhe sindikata ndërkombëtare e lojtarëve, Fifpro, kanë rënë dakord të ndihmojnë në evakuimin e futbollistëve që dëshirojnë të evakuohen nga Afganistani, njoftoi sekretarja e përgjithshme e shoqatës ndërkombëtare të futbollit, Fatma Samoura.
“Ne jemi duke punuar me Fifpro”,- shpjegoi zyrtarja i FIFA-s, duke specifikuar se ndërkohë do të jetë e nevojshme të vlerësohet “numri i lojtarëve që duan të largohen”. “Në të kaluarën, ne kemi larguar lojtarët nga Afganistani, tani ne duhet të jemi në gjendje ta bëjmë atë përsëri,”- shtoi ajo.
Sindikata e lojtarëve ka njoftuar në një ‘tweet’, se ishte “në kontakt me qeveritë për të krijuar një plan evakuimi për sportistët në rrezik”, që synon “të vendosë sa më shumë prej tyre në një vend të sigurt”.
Fifpro është shprehur gjithashtu, se ajo është godit nga vdekja e një lojtari të ri afgan të kombëtares, Zaki Anwari, i cili u rrëzua në aeroportin e Kabulit, ndërsa përpiqej të hipte në një aeroplan për të ikur nga vendi.