Situata me pandeminë në Kosovë ka dalë nga kontrolli, pasi vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 11 viktima si pasojë e COVID-19.
Edhe numri i infeksioneve ditore mbetet shqetësues. Autoritetet kanë raportuar edhe 1 mijë e 682 raste të reja, nga 10 710 testime të kryera.
Rreth 19 mijë vaksinime
Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.776 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 707.793 doza të vaksinës.
Deri më sot 236.405 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
263 të shëruar
Sot janë shëruar 263 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.288.
Në total numri i rasteve aktive është 19.695./m.j