Nisur nga rritja e rasteve aktive me covid19, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në facebook ka kërkuar nga secili prej nesh përgjegjësi për mbrojtjen e shëndetit për veten dhe të tjerët, duke u vaksinuar sa më parë ndaj Covid-19 si dhe duke respektuar protokollet e shëndetit publik të cilat përcaktojnë qartë masat që duhen zbatuar në çdo mjedis dhe aktivitet.
Duke ftuar qytetarët për të shfrytëzuar ditët e muajit të hapur të vaksinimit masiv, Manastirliu shkruan se mund të vaksinoheni edhe gjatë fundjavës në qendrat e vaksinimit në të gjithë vendin.
Postimi i ministres Manastirliu:
Rritja e rasteve të infektimeve ditore, të shtrimeve në spital dhe kalimi i mbi 5 mijë rasteve aktive me #Covid19 në vend, kërkon nga secili prej nesh përgjegjësi për mbrojtjen e shëndetit për veten dhe të tjerët, duke u
vaksinuar sa më parë ndaj #Covid19 si dhe duke respektuar protokollet e shëndetit publik të cilat përcaktojnë qartë masat që duhen zbatuar në çdo mjedis dhe aktivitet.
Vendos maskën
Ruaj distancën
Laj duart
Shfrytëzoni ditët e muajit të hapur të vaksinimit masiv
Edhe gjatë fundjavës mund të vaksinoheni në qendrat e vaksinimit në të gjithë vendin.
#VaksinohuSot
#MbroShëndetin
#VaksinatShpëtojnëJetë
g.kosovari