“Manita” e Manchester City, barazim spektakolar mes Leeds United dhe Evertonit, teksa Aston Villa fitoi në shtëpi dhe mori tre pikët e para në kampionatin anglez të futbollit.
Kampionët në fuqi reaguan pas humbjes 1-0 me Tottenham në start, duke shkatërruar 5-0 Norwich e Milot Rashicës (luajti gjatë gjithë ndeshjes). Portieri Krul i pafat në minutën e shtatë, devijimi i tij dërgoi topi në rrjetë dhe ekipi i Pep Guardiolës në avantazh.
Në mesin e pjesës së parë erdhi goli i parë me “Cityzens” për Jack Grealish, moment që krijoi emocione në shkallët e stadiumit. Kaq për pjesën e parë, teksa në fraksionin e dytë ekipi vendas realizoi edhe tre gola të tjerë.
Në fillim Laporte pas zhvillimeve të një goditje këndi, më pas Rahem Sterling finalizoi një aksion të bukur të Manchester City, ndërsa pesë minuta nga fundit Riyad Mahrez kompletoi triumfin me “manita” pas një asisti fantastik nga Diaz.
Leeds United reagoi pas humbjes 5-1 kundër United, dhe mori pikën e parë pas barazimit 2-2 në shtëpi me Evertonin e Rafa Benitez. Miqtë kaluan dy herë në avantazh falë golave të Calvert-Lewin dhe Gray, por djemtë e Bielsas reaguan me Klich dhe Raphinha.
Aston Villa festoi fitoren e parë në sezonin e ri. Ekipi nga Birmingemi triumfoi 2-0 në fushën e vet kundër Newcastle. Ings (eurogol) dhe El-Ghazi autorët e golave, teksa takimi Crystal Palace-Brentford nuk prodhoi asnjë gol.
Java e dytë e Premier League-s hapet me fitoren e Liverpool në Anfield 2-0 kundër Burnley-t. Diogo Jota në pjesën e parë dhe Mane në të dytën i dhanë suksesin e merituar skuadrës së Jurgen Kloop. Një fillim i mbarë për skuadrën e Liverpool, por sigurisht që Norëich e Burnley-t nuk janë kundërshtarët që duhet të masë forcat.