Ermal Hoxha nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha do t’i kalojë festat e fundvitit në qeli pasi gjykata rrëzoi kërkesën e tij për liri.
Hoxha kërkoi revokimin e arrestit me burg që rëndon ndaj tij, masë kjo e vendosur pas arrestimit në muaj janar të këtij viti pas zbulimit të laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit.
Kërkesa e ErmalHoxhës u shqyrtua këtë të enjte nga gjyqtarja Liljana Baku e cila vendosi të lërë në fuqi arrestin me burg dhënë ndaj Hoxhës muaj më parë.
Për dosjen e “Xibrakës” ku nën akuzë janë 9 persona, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zgjatur afatet e hetimit dhe pritet që ky proces të dërgohet në gjykatë në fillim të 2016, plot një vit nga operacioni policorë.