Ka mbërritur në Kosovë ‘dhurata’ prej 500 mijë dozash Pfizer nga SHBA. Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken thotë se tashmë me këto doza është afruar me 20% qëllimi i vaksinimit.
Blinken shton se kjo dhuratë përfaqëson vlerat e përbashkëta dhe lidhjet e palëkundura midis njerëzve të SHBA e Kosovës.
Postimi i Blinken:
Sot SHBA dhuroi këstin e parë prej 500,000 doza Pfizer për Kosovën, duke e sjellë atë 20 për qind më afër arritjes së qëllimit të saj të vaksinimit.
E dhënë përmes COVAX, kjo dhuratë përfaqëson vlerat e përbashkëta dhe lidhjet e palëkundura midis njerëzve tanë. Së bashku mund ta mposhtim COVID-19.
Today the U.S. donated the first tranche of 500,000 Pfizer doses to Kosovo, bringing it 20 percent closer to reaching its vaccination goal. Delivered via COVAX, this gift represents the shared values and unwavering bonds between our people. Together we can defeat COVID-19. pic.twitter.com/1mavvExE5p
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) August 20, 2021