Dy persona u arrestuan nga Policia e Korçës pasi tentuan trafikimin e një vajze 24-vjeçare.
Sipas njoftimit të policisë, në pranga ranë shtetasit Urim Qazimaj dhe Mersin Myrtollari, të cilët rrëmbyen vajzën me inicialet V.SH., me qëllime fitime.
Sipas të dhënave të siguruara nga policia, rezulton se këta shtetas kishin si synim shitjen e vajzës në Maqedoni, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.
Dyshohet se ajo më parë ishte shfrytëzuar po në këtë shtet nga dy personat e arrestuar.