Revista e njohur “Zoo”, e ka shpallur këngëtaren si “Femra më e bukur në botë për 2015”, ndërsa me foton më të re të cilën Rita e ka postuar në llogarinë e saj në rrjetin social “Instagram”, e ka arsyetuar këtë titull të fituar
Pas sukseseve të shumta muzikore, vjen edhe një mirënjohje tjetër për këngëtaren kosovare me famë botërore Rita Ora. Në të vërtetë, revista e njohur “Zoo”, e ka shpallur këngëtaren si “Femra më e bukur në botë për 2015”, ndërsa me foton më të re të cilën Rita e ka postuar në llogarinë e saj në rrjetin social “Instagram”, e ka arsyetuar këtë titull të fituar.
Për çdo vit kjo revistë e njohur për meshkuj, përpilon listën e femrave më të bukura në botë dhe këtë herë si lidere e kësaj liste ishte pikërisht Rita, ndërsa siç thonë nga kjo revistë, në këtë vendim ka kontribuuar edhe fakti që këngëtarja vazhdimisht në rrjetet sociale poston foto vërtetë provokuese, ku ajo shihet superseksi, shkruan Zëri.
Dhe në foton e saj më të re të postuar në Instagram, ajo pozon në një kostum larjeje të pazakontë, ndërsa adhuruesit e kanë lavdëruar stilin e saj. Dhe të këtij mendimi ishin edhe shumë lexues të revistës “Zoo”, duke shkruar se ajo vërtetë duket mrekullueshëm. Në anën tjetër, është zbuluar arsyeja pse Rita kishte vendosur ta padis shtëpinë e incizimit të Jay Z-is, ‘Roc Nation’.
Mediet raportojnë se mosmarrëveshja mes tyre ishte shkaktuar nga rivalja e Ritës, Rihanna. Nuk është fshehtësi që Rita dhe Rihanna asnjëherë nuk kanë pasur raporte të mira mes veti dhe tani raportohet se Rihanna ka gisht në atë që “Roc Nation”, nuk e ka trajtuar drejtë këngëtaren kosovare.
Rita thuhet se ka zbuluar që Rihanna-s i janë ofruar të gjitha këngët hit para se t’i jepeshin Ritës. Pra Rihanna ka zgjedhur këngët e para, pastaj çka kanë mbetur kanë shkuar për Ritën. “Rihanna kurrë nuk e ka pëlqyer Ritën dhe e ka shfrytëzuar ndikimin e saj që ta dëmtoj Ritën. Shkaku i saj Roc Nation nuk është angazhuar aq shumë në promovimin e Ritës”, ka deklaruar një burim. Tani Rita kërkon dëmshpërblim miliona dollarësh nga kjo kompani.
E mrekullueshme
Në foton e saj më të re të postuar në Instagram, ajo pozon në një kostum larjeje të pazakontë, ndërsa adhuruesit e kanë lavdëruar stilin e saj. Dhe të këtij mendimi ishin edhe shumë lexues të revistës “Zoo”, duke shkruar se ajo vërtetë duket mrekullueshëm.
Dëmtimi
“Rihanna kurrë nuk e ka pëlqyer Ritën dhe e ka shfrytëzuar ndikimin e saj që ta dëmtoj Ritën. Shkaku i saj Roc kation nuk është angazhuar aq shumë në promovimin e Ritës”, ka deklaruar një burim. Tani Rita kërkon dëmshpërblim miliona dollarësh nga kjo kompani.
Për çdo vit kjo revistë e njohur për meshkuj, përpilon listën e femrave më të bukura në botë dhe këtë herë si lidere e kësaj liste ishte pikërisht Rita, ndërsa siç thonë nga kjo revistë, në këtë vendim ka kontribuuar edhe fakti që këngëtarja vazhdimisht në rrjetet sociale poston foto vërtetë provokuese.
Rivaliteti
Në anën tjetër, është zbuluar arsyeja pse Rita kishte vendosur ta padis shtëpinë e incizimit të Jay Z-is, ‘Roc Nation’. Mediet raportojnë se mosmarrëveshja mes tyre ishte shkaktuar nga rivalja e Ritës, Rihanna. /Zëri/