Kosova ka regjistruar shifra të larta të rasteve të reja me koronavirus.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 11, 373 teste prej të cilave kanë rezultuar pozitivë 2, 236 persona.
Ministria e Shëndetësisë gjithashtu bën me dije se 8 persona kanë humbur jetën.
Ndërsa ditën e sotme janë shëruar 138 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 103, 546 të shëruar.
/b.h