Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, publicisti Milaim Zeka, ka raguar ashpër ndaj deklaratave të kreut të Lëvizjes Vetëvendosja në Shqipëri, Boiken Abazi, për këngëtarin serb, Goran Bregoviç i cili do të jetë i pranishëm në natën e fundit të festës së Birrës në Korçë.
Përmes një postimi në “Facebook”, publicisti Zeka thekson se Boiken Abazi është “një njeri i tredhur në tru, që është rritur me muzikën e Bregoviçit dhe nuk e ka fare për turp të krahasojë Beogradin me Korçën e mendjeve të ndritura”.
Postimi i Milaim Zeka:
Nostalgjiku i Beogradit – Boiken Abazi
Ky njeri i i tredhur ne tru, i cili eshte rritur me muziken e Bregoviçit, fare nuk e ka per turp te krahasoje Beogradin me Korçen e mendjeve te ndritura.
Boikeni eshte pioneri i Enver Hoxhes. Ketij dhe te tjereve si ky, regjimi i kaluar u ka zhdukur ne teresi identitetin kombetar, njerezor, dhe shpirteror. Lufta e tij per ta rikthyer kete identitet, e bene qe vakumin e tij shpirteror ta mbushe me lloj-lloje marrezirash. Ku te kapet i shkreti perpos tek Beogradi, e asesi tek Korça.
Mendjendrituri Hoxhe Hasan Tasini, e pati thene: Gjynahi me i madh i njeriut eshte padituria. Duhet te jesh nje superidiot ta krahasosh Beogradin me Korçen.
Fare ne fund, do i beja thirrje publike Albin Kurtit qe t’i lidhe qente e kategorise te Boikenit, sepse perbejne rrezik serioz per shendetin mental te kombit shqipetar…!/m.j