Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry e ka mbështetur Jose Mourinhon për të marra drejtimin e Manchester United-it. Tekniku portugez, i cili javën e kaluar u shkarkuar nga Chelsea, është i lidhur me kalimin në “Old Trafford”. Henry mendon se Mourinho është njeriu ideal për të zëvendësuar Louis van Gaalin, nëse holandezi shkarkohet javët e ardhshme.
“Ai është një njeri ideal për Manchester Unitedin. Ai është trajner i madh, këtë e ka dëshmuar në klubet ku ai ka punuar”, ka thënë Henry. “Unë mendoj se ai mund të përshtatet në Mancheser United”, ka theksuar ai.