Mbyllen përkohësisht dy qendra shëndetësore në Libohovë. Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror Gjirokastër ka mbyllur përkohesisht dy qendrat shëndetësore në Bashkinë e Libohovës pasi 4 infermierë dhe një recepsioniste kanë rezultuar të prekur me COVID.
Ndërkaq edhe në Universitetin “Eqrem Çabej” janë kyçur dy zyra të administratës pasi një punonjës rezulton i prekur me COVID si dhe një zyrë në Këshillin e Qarkut.
Kreu i ISHSH Gjirokastër Edi Sinojmeri ka apeluar tek të gjithë të jenë të kujdesshëm me kontaktet dhe te respektojne me rigorozitet rregullat antipandemike. Njekohësisht Sinojmeri thekson se dy qendrat shendetesore ne Libohove do te funksionojne te kufizuara.
/b.h