Bilanc tragjik nga përmbytjet në Turqi. Të paktën 77 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve që prekën Turqinë Veriore javën e shkuar.
Lajmin e bënë të ditur autoritetet në vend ndërsa raportohet se ende vijon kërkimi për dhjetëra persona të cilët rezultojnë të zhdukur. 40 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur pas përmbytjeve që ndodhën pas shirave të dendur të mërkurën në provincat në Detin e Zi.
Qyteti Bozkurt, ishte një nga më të prekurit dhe ekipet e kërkim-shpëtimit u përqëndruan kryesisht atje për të gjetur të mbijetuar apo trupat e pajetë të viktimave nën rrënojat e shtëpive të shkatërruara dhe të mbushura me baltë. Dje ekskavatorët po pastronin grumbuj pemësh dhe objekte të tjera të transportuara nga uji, me ndihmën e ushtarëve të pajisur me lopata, sipas imazheve të transmetuara nga rrjetet televizive turke.
/b.h