Zjarr në mesnatë në qendër të Tiranës, tek “Sarajet” vend i cili është edhe monument kulture. Zjarri pasi u shua një herë nga zjarrfikësja, pas largimit të saj është riaktivizuar.
Për një periudhë kohe, në vendgjarje ndodheshin vetëm qytetarë dhe policë, deri sa zjarrfikësja është rikthyer dhe ka bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve që tashmë janë shuar.
Zjarrëfikset kanë shkuar në vendin e ngjarje në “luftë” me flakët, të cilët arritën që të neutralizoheshin. Sot në mëngjes në këto saraje qëndronin vetëm 2 policë te dera kryesore dhe disa qytetarë të cilët shikonin të habitur se çfarë kishte ndodhur me një nga vilat me arkitekturën më të rrallë.