Për shkak të luftës që ka plasur mes talibanëve dhe afganëve bëhet me dije se në mesin e banorëve në Afganistan janë dhe 3 qytetarë nga Kosova të cilët nuk po munden dot të largohen për shkak të luftës.
Ministria e Jashtme e Kosovës njofton se po kontakton me 3 personat të cilët po përpiqet ti ndihmojë. Ajo konfirmon se deri më tani qytetarët janë mirë dhe nuk rrezikohen.
MINISTRIA E JASHTME E KOSOVËS
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), është duke vazhduar angazhimin intensiv edhe gjatë ditës së sotme për të identifikuar dhe ndihmuar shtetasit e Kosovës që ndodhen në Afganistan me qëllim të largimit sa më të shpejt nga atje.Deri në mesditën e së hënës, MPJD është në kontakt të drejtpërdrejt me tre shtetas dhe po angazhohet për t’ju dalë në ndihmë. Ata janë në gjendje të mirë dhe nuk janë të rrezikuar.MPJD-ja u bënë thirrje të gjithë shtetasve tanë në Afganistan që të lajmërohen në linjën emergjente me numër +383 45 492 316, për të marrë sa më parë udhëzimet dhe ndihmën e duhur.Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar që së bashku me partnerët ndërkombëtar të ofroj të gjitha mjetet në dispozicion deri në evakuimin e të gjithë shtetasve tanë nga Afganistani.
/b.h