Disa pika kufitare në Kosovë kanë një fluks të shtuar udhëtarësh. Këtë mëngjes bëhet me dije se një numër i madh qytetarësh që kanë mbaruar pushimet po kthehen në vendet e tyre ku punojnë dhe jetojnë duke lënë Kosovën.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit njofton se problem është për të dalë nga Kosova, ku në disa pika kufitare radhët janë të gjata dhe duhet të presësh disa orë.
Pika kufitare në Merdarë është ajo që ka më shumë probleme, ku qytetarë detyrohen që të presin dhe mbi 3 orë për të përfunduar proceduar në kufi.
Po ashtu dhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, radha është e gjatë dhe pritja shkon deri në 2 orë, ndërsa në doganat e tjera nuk ka probleme.
/a.r