Policia e Kavajës ka arrestuar një 44-vjeçar, i cili dyshohet se ka djegur një sipërfaqe toke. Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se në pranga ka rënë A. S., 44 vjeç, banues në Rrogozhinë.
Ky person dyshohet se djegur një sipërfaqe toke dhe ka dëmtuar pjesërisht një magazinë me prodhime bujqësore që ndodhej aty pranë.
Tashmë hetimet lidhur me këtë çështje do të të vijojnë nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kavajë.