Dy drejtues mjetesh në Lezhë janë vënë në pranga pasi kanë shkaktuar aksidente me të plagosur. Mësohet se në flagrancë është arrestuar një 21-vjeçar banues në Shenkollë. I riu ka aksidentuar në rrugën e plazhit Tale një 27-vjeçar, banues në Tiranë.
I lënduari ndodhet në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.
Po ashtu, në pranga është vënë edhe një 61-vjeçar që ka shkaktuar një aksident dhe është larguar nga vendngjarja. Mësohet se 61-vjeçari aksidentoi në aksin rrugor Milot-Thumanë S.U., 58 vjeç, banues në Fushë Kuqe.
I lënduari ishte duke udhëtuar me motoçikletë në momentin e aksidentit.
Ndërsa, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë njoftojnë se kanë konstatuar një subjekt që kishte zënë hapësirën publike në plazh duke vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse. Për rastin u procedua një 46-vjeçar, banues në Kurbin.
/b.h