Policia e Durrësit ka arrestuar një 67-vjeçar, pasi një ditë më parë ai përplasi me makinë patrullën e forcave “Shqiponja”.
Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet Sh.K., ndërsa nga aksidenti mbeten të plagosur dy efektivë, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
“U arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” shtetasi Sh. K., 67 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 13.08.2021, në lagjen nr.4, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar patrullën e Forcës “Shqiponja” të cilët ishin në shërbim. Si pasojë e përplasjes janë lënduar punonjësit e Policisë shtetasit K. H., dhe A. K., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
/b.h