Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mbrëmje në Ksamil.
Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Shpresa Dine, e cila raporton se nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plagosjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Nga të dhënat e para, mësohet se i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe po i nënshtrohet një operacioni, ndërsa nuk dihet si paraqitet gjendja e tij shëndetësore.
/b.h