Nga Kristaq Xharo*
Media dixhitalepo bëhet arena ku është zhvendosur debati për sovranitetin kombëtar. Ky sovranitet edhe pse i pa gjendur, aktualisht, përballë ndonjë kërcënimi potencial, nga jashtë, nuk e ka frenuar ushtrinë e ‘egër’ të fejsbukut tëgjejë heronj, tradhtarë, humbës dhe fitimtarë. Duke kapërcyer limitet patriotike, po ndjehen komod si nacionalistë të thekur, vet-rreshtohen në reparte sulmi, armatosen me fjalor tepër vulgar dhe agresiv Pasoja… të papërgjegjshëm për një hendek edhe virtual, midis vet shqiptarëve.
Sa afër dhe sa larg. Megjithëse kjo periudhë ka prodhuar lajme të tilla si zjarret, ngjarjet në Hagë, nisma e ‘OpenBalkan’, vendimi i departamentit për non-grata dhe festa e birrës, media dixhitale shfryu për festën e birrës dhe ‘OpenBalkan’. Situata e egër e zjarreve në vendin tonë dhe vendimi për statusin e pengjeve në Hagë nuk arritën të ishin lajmet mëtëkomentuara. Njerëzit që përkushtoheshin në luftë me zjarret dhe ata për moralin e Luftës së UCK nuk arritën të gjejnë hapësirë për konceptet e sovranitetit dhe patriotizmit.
Paradoksalisht, çështja e sovranitetit u lidhme super debatin për këngëtarin e festës së birrës, dhe me nismën e pafilluar rajonale ‘OpenBalkan’. U duk se të dyja ngjarjet mjaftonin për tëzbuluar nacionalistë, patriotë dhe tradhtarë. Mbetet e vështirë të besosh, që luftëtarët e fejsbukut dhe frymëzuesit e tyre real, bazohen në kuptimin bazë tëkoncepteve: sovranitet e patriotë, kur ata me zell rrëshqasin drejt shfrimeve nacionaliste dhe idesë së tejkaluar të sovranitetit, qëështë lënë pas ndoshta që në 1920, kohë e Lidhjes sëKombeve, kur u besua se vetëm të gjithë mund të ruanin, paqen, sigurinë dhe sovranitetin. Ndaj dhe sjellja nëvëmendje e koncepteve të pranuara në marrëdhëniet ndërkombëtare i shërben qartësimitpër debatin e nuk merr përsipër përballje me ushtrinë e dalldisur të fejsbukut.
Patriotizmi dhe nacionalizmi. Përdorimi i termave lidhet qëllimin (konotacion), kontekstin dhe ligjëruesin. Patriotizmi ka konotacion pozitiv. Përdoret për ndjenja, qëndrime dhe veprime pozitive, që përfshijnë dashurinë për vendin dhe shërbimin ndaj së mirës së gjithë shoqërisë. Përndryshe, nacionalizmi, në përgjithësi, ka një konotacion negativ. Për një kohë të gjatësëbashku, tashmë, nacionalizmi shfaqet si një lloj patriotizmi i tepruar dhe agresiv. Kjo formë e nacionalizmit është ajo që ndodh kur patriotizmi del jashtë kontrollit dhe shndërrohet në diçka përjashtuese, izolacioniste dhe … në fund shoviniste.Ndjenjat patriotike nuk i denigrojnë popujt apo vendet e tjera, nacionalistët e bëjnë këtë, deri në pikën e thirrjes për dominim.
Dhe tashmë, sovraniteti…në teoritë politike, konsiderohet autoriteti përfundimtar, në procesin e vendimmarrjes. Koncepti i sovranitetit buron prej Traktatit të Vestfalisë (1648) dhe ka evoluar gjatë kohës. Në fillim si një ‘sovranitet absolut’,i pakufizuar, izoluar, vesfalian dhe më pas drejt një koncepti bashkëpunues dhe integrues. Dallimin midis idesë fillestare klasike, dhe sovranitetit bashkëkohore e shpreh shkencëtari dhe politikani injohur HavierSolana“…t’i brendashkruhesh konceptit të sovranitetit vestfalian në këtë kohë, është një anakronizëm i pamenduar, në rastin më të mirë dhe një bast i rrezikshëm, në çdo rast tjetër”. Sjellim nëvëmendje qëSolana kishte detyrën eSekretarit të Përgjithshëm i NATO-s në periudhën 1995-1999, dhe iniciatori më i fuqishëm i ndërhyrjes së Aleancës për Kosovën.
Ndryshimin midis konceptit vestfalian dhe konceptit aktual e shpreh Profesor AllotiKembrixhit kur shprehet se “Edhe pse sovraniteti (kombëtar) afrohet si diçka e qartë dhe precize… ai nuk është… kuptimi i termit sovranitet varet nga konteksti dhe sigurisht qëllimi i folësit. Nëse përdoret në debatin politik, është një garanci për konfuzion- përfundon Allot, autori i librit: ‘Filozofi e re dhe ligj i ri për një botë të trazuar’. Pra, sovranitetiështënjë koncept elastik, ku ndërthuren, pashmangshëm, kombëtarja me ndërkombëtaren. Çështjet themelore si: mbrojtja, siguria, ekonomia, këmbimet tregtare detyrojnë edhe shtetet më të fuqishme të ‘komprometojnë’ sovranitetin e tyre.
Shqipëria dhe Kosova, në literaturën botërore, dy shtete të vegjël dhe jo të fuqishëm një pjesë të sovranitetit ja kanë deleguar NATO-s dhe BE. Në pamundësi për kapacitete të mjaftueshme të fuqisë, sovraniteti i tyre fizik , tërësia territoriale, sigurohet nga NATO. Me synimin e tyre për në Bashkimin Europian, ato do të duhet të ‘falin sovranitet’ edhe në çështje ekonomike, politike e juridike. Në këtë vlerësim konteksti ndërkombëtar predominon ndaj atij nacional. Pseudo-heronjtë apo rapsodët në beteja elektorale apo në fejsbuk edhe nëse do të dëshironin nuk mund të krijojnë një sovranitet artificial.
Alternativat për ruajtjen e sovranitetit. Në një inkursion të shpejtë në histori, për vendet e vegjël, dallohet mënyra se si ato i përafrohen sovranitetit përmes vetëm tre alternativave për të siguruar interesat kombëtare. Numri i vogël i alternativave, vetëm tre, nga njëra anë duket se kufizon hapësirat e zgjedhjeve, por nga ana tjetër nuk jep shansin edhe diletantëve politikë për dilema. Alternativat e përzgjedhjes sipas rrethanave evoluojnë te njëra tjetra, por nuk e ndryshojnë rezultatin e zgjedhjes. DavidMitran i paraqet këto zgjedhje si : alternativa e neutralitetit; e bashkimit në aleanca të fuqishme dhe e partnershipit me një fuqi të madhe (përtej rajonit).
1. Alternativa e neutralitetit: Për shekuj me radhë, neutraliteti është parë si një alternativë, një fashë sigurimi, kur sovraniteti sfidohet.Por, neutraliteti nuk vjen si vet-zgjedhje por paravendoset nga forcat ekzogjene – kryesisht të imponuara nga fuqitë e mëdha. Teoricienë realistë, të cilët kanë dominuar rrjedhën e kuptimit të neutralitetit e konsiderojnë këtë alternativë si pamundësi, si dobësi dhe pasivitet në sistemin ndërkombëtar për vendet e vegjël. Neutraliteti ka domosdoshmëri njohjen e saj prej aktorëve kryesorë në skenën globale, fuqive të mëdha, si një kompromis të tyre.
2. Alternativa e bashkimit me aleanca të fuqishme. Për Hans Morgenthaun aleancat janë “manifestimi më i rëndësishëm i balancës së fuqisë.” Në këtë konstatim vendet anëtarë kanë interesa të përbashkëta, të bazuara në perceptimin e rrezikut . Sipas Stefan Uolt, një nga studiuesit më të përmendur të teorisë së sovranitetit shprehet se vendet e vegjël e shohin bashkimin me aleancat si një strategji për të ruajtur dhe promovuar sovranitetin dhe interesat e tyre kombëtare. Aleanca është proces dhe fillimi e zhvillimi i procesit zgjat zakonisht më tepër se vendet anëtare përgatiten për të fituar beneficet prej tij.
3. Duke kërkuar mbrojtje apo partnership me aleatë/fuqi të mëdha.Në rast se aleancat një ditë ndryshojnë e nuk janëdhe më tej garant të sovranitetit, atëherë vendet e vegjël, thotë Milan Kundera, shkrimtari dhe politikani çek, luajnë me “asin nën mëngë” duke u mbështetur në një aleatë të fuqishëm. “Shteti i vogël – shkruan Kundera – është shtet, ekzistenca e të cilit mund të vihet në pikëpyetje në çdo moment” Kjo është edhe arsyeja që shtetet e vegjël modifikojnë sjelljen, vlerësojnë burimet dhe instrumentet e fuqisë, ku diplomacia dhe sjellja strategjike është më e rëndësishmja.
4. Alternativa e fejsbukut për ruajtjen e sovranitetit, nuk përmendet në literaturën botërore, për pasojëështë e vështirë të përcaktohen, pesha, roli, vendi aktorët dhe faktorët…
Në përfundim. Koha i ka dhënëShqipërisë dhe Kosovës shansin e madh të ketëpartnerë strategjik vitalë: SHBA dhe vende më të fuqishme Evropës Perëndimore. Ështëjetike qëedhe ndjesia kombëtare harmonizohet me afrimin e këtyre partnerëve. Nuk mund të jetë kompetencë e asnjë elite drejtuese tëvështirësojnë alternativat aktuale, apo të shpikin alternativa të reja në ruajtje të sovranitetit.
• Prof. Dr. Kristaq Xharo, lektor për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në UET