Nga Ben Andoni
Nuk ka më “masakër zgjedhore”! Nuk ka më hajdutë socialistë! Nuk ka më aksion politik deri në shporrjen e Ramës! U harrua depolitizimi i administratës zgjedhore. Raporti i PD-së për zgjedhjet u hodh poshtë nga vetë njerëzit e saj. Nuk ka më vaksina?! Askush nuk e ndih Shqipërinë!? Nuk ka përgatitje për mbrojtje nga zjarret?! Në vend të të gjithave pyetjeve dhe konstatimeve bëra zakonisht flu prej saj, opozita po pushon e qetë, ashtu si zakonisht duhet të ndodhë në Gusht, kurse tek-tuk me ndonjë status në rrjetet sociale po “e dërrmon” Ramën. Ky i fundit gërsheton i qetë pushimet, takimet populiste, lëvizjet në terren dhe takimet ndërkombëtare me një intensitet deri diku të lodhshëm për sytë e publikut. Vetëm se ndërsa për PS-në tashmë ka një justifikim të gatshëm, për PD-në kjo nuk është më e tillë. Janë në humbje të thellë prej kohës, që nuk fal.
Mandati i tretë i Partisë Socialiste duket se sfidën do ta ketë me paraqitjen e një administrate efikase, që në fakt ka problematika jo të vogla; luftën ndaj korrupsionit, që në kapitalizëm është i pashmangshëm dhe mbi të gjitha plagët e së shkuarës. Dy prej të cilave janë ende të freskëta, sidomos njëra: Covid-19, i cili mund të kthehet nga vjeshta në një formë gati si më parë!! Pandemia nuk po nxjerr vetëm problemet e shëndetësisë por atë që bota e përball së shumti: teoritë e ndryshme dhe konfuze dhe mbi të gjitha një rezistencë të pajustifikuar prej panjohurisë. Opozita tek ne i ushqen me të gjitha mënyrat e saj, pa thënë njëherë qoftë edhe një element pozitiv, qoftë dhe për ata që na kanë dhuruar vaksinat.
Në të gjithë këtë qerthull të vendit, shoqëria është me sytë nga politikanët e saj. Në të ardhmen e afërt, pesha në jetën e vendit dhe konsumimi i Partisë Socialiste mund t’i japin dënim të madh kësaj force politike nëse nuk del nga klishetë e lodhshme të propagandës. Kurse për opozitën pesha është më e madhe pasi shikohet si alternativë e sepse paradoksalisht gjithçka ia besoi Bashës, njeriut që e ka drejtuar pa turp në disa humbje rresht. Për fat të keq, Basha dhe shpura e tij nuk po kuptojnë se edhe me akuzat jo pak herë me bazë të drejtë, në fund i mbetet rregullit demokratik të vendos. Pra, vulos dhe certifikon KQZ zgjedhjet, ashtu si gjykohet edhe mbi atë që sjell e parashtron raporti integral i OSBE/ODHIR-it në vëzhgimin e saj direkt në terren.
Ndërkohë, alibia e Bashës për zgjedhjet, për hyrjen në parlament, shikimin me kute të ndryshme për çështjet Non-grata të Berishës dhe Doshit, nguti për ndryshimet në Kuvendin kombëtar me ndryshime të dala thjesht nga grupi “Basha”, e kanë kthyer PD-në, këtë forcë politike dikur aq potente, në një kopje të zbehtë të opozitarizmit mbi të cilën Rama po ngre i qetë pushtetin e tij pakufi. Dhe, çudia të vjen nga fakti sesi një forcë e tillë e etur me pushtet dhe në këtë mjedis, sipas saj social aq toksik prej varfërisë e korrupsionit, ajo vetë nuk reagon? Përgjigja është më e thjeshtë. Njerëz si Basha është një luks i tepërt në politikë dhe madje i panevojshëm. Ashtu si edhe besimi i tepruar. Dhe vijojnë pyetjet: Si ka të ngjarë që njerëz si Basha vinë kaq lehtë në pushtet dhe kapin drejtimet ideologjike të partive (në fakt PD dhe PS nuk kanë aq ideologji të përcaktuara)? Roger Scruton, ideatori i konservatorëve e ka një ide. Për të majtët, sipas tij, “ka trotuar në politikë në të majtë, që i anashkalojnë të gjitha format e jetës njerëzore. E nis me një kauzë, i bashkangjitesh një OJQ-je, bëhesh pjesë e ndonjë grupi konsulence, futesh në qeverisjen lokale, fiton zakonin e shpërdorimit të parave të të tjerëve, dhe kështu mëson sesi të luash me makinerinë politike. E gjithë kjo mund të arrihet pa rrezik dhe pa bërë asnjë ditë prej asaj që shumë njerëz e konsiderojnë një ditë të ndershme pune. (Pra e majta. Te ne rastet janë pa fund)
Në njëfarë mase, ka trotuare të tillë politikë edhe djathtas: e nis me një boshllëk moral të lustruar mirë dhe e prezanton veten si konsulent, me fjalë të tjera si dikush për të cilin nuk kishte nevojë askush deri sa ti erdhe dhe e shpike. Gati të gjitha bizneset moderne janë zhgualluar me guaska të tilla…Këta u mbushin mendjen drejtorëve për probleme të cilat nuk do të ishin kurrë probleme përndryshe. (Berishës iu mbush mëndja që vetëm ky ishte ai që e përcillte para PD). Prej këtu mund të futesh në politikën konservatore duke qenë se është puna e konsulentëve që të lobosh tek klasa politike”. Kështu shkruan Scruton, burri që i drejton si duhet konservatorët.
Lulzim Basha është rasti ideal sesi erdhi nga shoqëria civile, si u katapultua konsulenti i Kosovës dhe sesi ia mbushi mendjen prej vitesh Berishës, kur ishte kryetar e të gjithëve se PD-ka ka probleme, që prisnin zgjidhjen e vizionit të tij!!!
Po kalojnë vitet, dhe mbase ai do të vi ndonjëherë në pushtet, por problemi më i madh për PD-në duket se është ai vetë ose më saktë luksi i panevojshëm i kësaj partie për të mbajtur një njeri humbës si ai në krye. Koha po e provon më së miri, thënien e Scruton, ideologut të së Djathtës konservatore… paçka indiferencës së bazës të PD-së, që për të ardhur keq mbeti jashtë kohës politike. (Javanews)
Shqiperia historikisht eshte drejtuar nga te rekrutuarit e intelegjences franceze me aprovimin e heshtur oportunist dhe pragmatik Anglo-Amerikan qe nga Jalta. Basha nuk ka per t’u bere asnjehere drejtues i shtetit shqiptar ne çfare do lloj pozicioni apo roli. Ai nuk eshte rekrutuar nga intelegjenca francize por une hamendesoj nga nje intelegjence tjeter. Kete nuk arrijne ta kuptojne politikanet e vertete shqiptare, media handikape dhe e marre e te gjitha zharneve shqiptare dhe pjesa me massive e popullit dhe elektoratit injorant shqiptar. Mençuria e elites intelektuale shqiptare dhe politikaneve shqiptare te pa njollosur – ne qofte se ka akoma, do te ishte te punonin per te krijuar nje plejade te rinjsh shqiptare me prezence ne France ne menyre qe t’i servirnin rekrutimit te intelegjences franceze kandidate te projektuar nga politika franceze por me me rendesi – te panjollosur e pakomprometuar me moçalin e llumin e peshtire antishqiptar te atyre qe kemi pare e perjetur ne afer 80 vjetet e fundit te drejtimit te shtetit Shqiptar.