Disa nga përfaqësuesit kryesorë të republikanëve po sfidojnë drejtoritë arsimore në zonat urbane, kryesisht në ato zona të dominura nga demokratët, lidhur me urdhrat për mbatjen me deyrim të maskave në shkolla. Ky zhvillim ka ringjallur ndarjet ideologjike mbi këtë çështje edhe pse rritja së fundmi e numrit të infeksione me koronavirusit po dëmton zonat më të pavaksinuara të vendit, të cilat dominohen nga republikanët.
Guvernatori republikan i Floridës, Ron DeSantis ka lëshuar një urdhër ekzekutiv duke kërcënuar se do të shkurtojë fondet për ato drejtori arsimore që kundërshtojnë një vendim të tij që ndalon në rang shteti mbajtjen me detyrim të maskave në klasa. Ai ka thënë se zyra e tij mund të japë udhëzime që të mos paguhen ata administratorë shkollash që imponojnë një masë të tillë.
Guvernatori i Karolinës së Jugut, Henry McMaster ka kërcënuar se do të ndalojë financimin e shkollave në kryeqytetin e shtetit të tij, Kolumbia, lidhur me çështjen e maskave, ndërsa Guvernatori i Teksasit Greg Abbott, ka thënë se do të zbatojë një urdhër të ngjashëm kundër maskave, pavarësisht se drejtoritë arsimore në të gjithë shtetin, përfshirë Dallasin dhe Austinin, kanë thënë se do të bëjnë përpara me udhëzimin e tyre për vendosjen e maskave me detyrim në klasë.
Edhe kandidati republikan për guvernator i Virxhinias ka kundërshtuar urdhrat për vendosjen e detyruar të maskave shkollë në emër të mbrotjes së të drejtave prindërore. Vixhinia shihet si një shtet me ngjyrë vjollcë për shkak se si republikanët ashtu edhe demokratët gëzojnë një nivel pothuajse të njëjtë mbështetjeje.
Qëndrimi ndaj maskave vjen me disa nxitje të qarta politikë nga ana e republikanëve. Baza e partisë i ka kundërshtuar urdhrat për vendosjen e maskave prej më shumë se një viti dhe e ka kritikuar prej kohësh konceptin “me detyrim”. Megjithatë disa nga radhët e republikanëve kanë filluar të ngrenë shqetësime lidhur me sigurinë dhe rreziqet që paraqet shndërrimi i shkollave dhe shëndetit të fëmijëve në një fushëbetejë kryesore për luftë ideologjike.
Por ndërkohë Guvernatori demokrat i Kentakit Andy Beshear urdhëroi vendosjen e maskave në shkollat e shtetit të tij, disa punonjës të arsimit e duartrokitën, një tjetër përfaqësues i tyre e kritikoi guvernatorin si një “liberal i çmendur”.
Por Beshear, ka reaguar sërish. “Kur dikush lëndohet nëse ti refuzon të bësh gjënë e duhur, atëherë paç fat. Unë mendoj se do të cilësoheni si përgjegjës” – tha ai.
Guvernatori i Kentakit urdhëroi mbajtjen e maskave përmes një vendimi ekzekutiv që kërkonte që i gjithë stafi, studentët dhe të ftuarit në qendrat e kujdesit për fëmijët, parashkollorët dhe shkolla, duhet të mbajnë maska, pavarësisht nga statusi i vaksinimit.
Udhëzimet që fëmijët të mbajnë maska në shkollë janë në përputhje me rekomandimet e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Një raport i kohëve të fundit nga Akademia Amerikane e Pediatrisë dhe Shoqata e Spitaleve të Fëmijëve zbuloi se gati 4.3 milionë raste me COVID-19 në SHBA janë fëmijë. Kjo është rreth 14% e të gjitha rasteve në mbarë vendin. Por në raport thuhej se shtrimi në spital dhe vdekjet mes fëmijëve ishin diçka “e pazakontë”.
/a.r