Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm Burgjeve dhe Prokuroria e Tiranës zgjerojnë hetimet në paraburgimin 313.
Burime për Klan News bëjnë me dije se po kryhen hetime për të mësuar se kush i urdhëroi gardianët që të lëvizin nga vendi i tyre në mënyrë që t’i japin ndihmë Lulëzim Çepeles i cili tentoi që të priste damarët në dorën e djathtë.
Po ashtu 6 gardianët që janë në fazë verifikimi janë pezulluar nga detyra deri sa të sqarohet e gjithë situata nëse vërtetohet që kanë pasur dijeni për arratisjen e dështuar të Arbër Çekajt dhe Fatmir Pjetrit ata mund të vihen nën akuzë për shpërdorim detyre.
Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentuan që të arratiseshin të dielën pasdite, por u kapën ende pa kaluar murin rrethues. Për ta dhe për Çepelen është vendosur izolim për 90 ditë
/a.r