Këngëtari i njohur nga grupi “Ilirët”, Shemsi Krasniqi ka treguar se lidhur me pjesëmarrjen e tij në Festivalin e Birrës së Korçës, se përveç reagimeve e komenteve negative që ai ka marrë, është përballur edhe me kërcënime.
“Kam marrë kërcënime. Ato fjalë nuk fliten në televizion… sharje e kërcënime se unë kam me ta bo këtë e atë”, ka thënë Krasniqi për mediat e Kosovës.
Ai është shprehur se ndërsa në Kosovë është kërcënuar pse e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij te Festa e Birrës, në Shqipëri është kërcënuar pse e ka anuluar. Më tej ai ka përmendur edhe propagandën përmes videove të montuara, që e paraqesin atë duke kënduar në gjuhën serbe.
Kujtojmë se një nga artistët e ftuar për të kënduar në Festën e Birrës në Korçë, është dhe këngëtari serb Goran Bregoviç, i cili ka trazuar ujërat në Kosovë e Shqipëri, duke e ndarë popullin në dy anë; ata që e duan pjesëmarrjen e tij, dhe ata që nuk e duan.
Më herët, Krasniqi është shprehur se këngëtarin serb Goran Bregoviç duhet ta thërriste Kosova, në qendër të Prishtinës, e më pas ai të këndonte në Korçë.
“Unë e njoh atë personalisht. Groan Bregovciçin e kam njoftuar në Lipjan dhe kam kënduar aty këngë amerikane, angleze. Kur e kryem më tha, s’ka me melosin shqiptar, ai mu, si në pëshpëritje. Nuk është nacionalist. Unë po ju them se ka respekt për kombin tonë. Për të fundit herë me të jam takuar paralufte, paslufte jo. Aq sa unë e njoh Goran Bregoviqin, ka një respekt për kombin shqiptar”, tha ai disa ditë më parë.
/a.r