Të enjten, Zyra e Informacionit e Këshillit të Shtetit të Kinës publikoi librin e bardhë: “Ndërtimi i shoqërisë së begatë në të gjitha aspektet: një kapitull i lavdishëm në zhvillimin e punës mbi të drejtat e njeriut të Kinës”.
Sipas këtij dokumenti, ndërtimi i shoqërisë së begatë në të gjitha aspektet është një strategji e rëndësishme kombëtare kineze e zbatuar nga Partia Komuniste e Kinës dhe qeveria kineze me qëllim rritjen e mirëqenies, forcimin e të drejtave të njeriut dhe realizimin e modernizimit të vendit.
Në librin e bardhë vihet në dukje se ndërtimi i shoqërisë së begatë në të gjitha aspektet hap një fushë të re lidhur me të drejtat e njeriut, çrrënjos varfërinë absolute, forcon të drejtat ekonomike, shoqërore dhe kulturore nëpërmjet zhvillimit dhe mbron të drejtat politike e civile nëpërmjet një sistemi të mirë ligjor, duke garantuar barazinë shoqërore dhe interesat e grupeve të ndryshme.
Populli kinez zë afro 1/5 e numrit të përgjithshëm të popullsisë botërore. Ndërtimi i shoqërisë së begatë në të gjitha aspektet në Kinë është një moment i rëndësishëm në historinë e zhvillimit të kauzës globale të të drejtave të njeriut. Përvoja dhe metodat e suksesshme e Kinës kontribuojnë urtësinë kineze dhe ofrojnë projektin e Kinës për shtimin e mirëqenies njerëzore.
Libri i bardhë vë në dukje se nuk ekziston një model i vetëm i përkryer për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, por duhet të synohen në mënyrë të pandërprerë modele më të mira për mbrojtjen e këtyre të drejtave. Ndërtimi i shoqërisë së begatë në të gjitha aspektet shënon një pikënisje të re të zhvillimit të të drejtave të njeriut në Kinë. PKK-ja do ta drejtojë popullin kinez për një jetë më të lumtur dhe nivel më të lartë të të drejtave të njeriut, ndërsa Kina do të japë kontribut më të madh për zhvillimin e çështjes globale të të drejtave të njeriut.