Një 28-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën, pasi është hedhur në një lumë në kantonin Ticino, ndërsa po përpiqej t’i shmangej ndjekjes së policisë zvicerane.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, pasi 28-vjeçari kreu një vjedhje në një apartament në Bellinzonese.
Teksa po tentonte ti ikte policisë, i riu u hodh në lumin Ticino, ku më pas gjeti mbytjen.
Trupi u gjet pak pas orës 10:00 në Ponte Rossa, në rrethin Galbisio.
28-vjeçari ishte pa adresë të përhershme dhe se policia e kantonit Ticino njoftoi se ai ishte i njohur për autoritetet dhe iu ndalua hyrja në vend.