Kreshnik Çollaku, i cili ishte kandidat për deputet në Mat në listat e Partisë Demokratike ka komentuar reagimin e kryeministrit Edi Rama për deklaratën e lëshuar nga qeveria gjermane lidhur me projektin “Open Balkan”.
Me anë të një postimi që ai ka bërë në rrjetet e tij sociale, Çollaku shkruan se Gjermania i nxit vendet e Ballkanit drejt procesit të Berlinit, por shton se ky projekt është i pangatërrueshëm me “Mini-Shengenin”.
“Vagonet ballkanik duhet te bashkohen lokomotives gjermane (europiane) drejt BE,ndersa te njejtet vagone me lokomotive Serbine dhe pse te bashkuar perfundojne ne Unionin EuroAsiatik.
Ceshtjat nuk jane vagonat,por Lokomotiva qe u prin… Zedhenesi gjerman foli per Proces Berlini jo per Minishengen. Kryeministri qe i ngaterron nuk eshte naiv,por mendon se te tjeret jane,”-shkruan ai ndër të tjera.
Sot, në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Qeveria Federale e Kancelares Angela Merkel kanë thënë se çfarëdo bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor është fitimprurës. Kaq mjaftoi që Rama të niste sërish me ironinë e tij ndaj zërave që kanë dalë kundër nismës së tij.