Terroristi i Streatham, Sudesh Amman, bërtiti “Allahu Akbar” teksa goditi me thikë dy persona të pafajshëm gjatë një sulmi që zgjati 62 sekonda në Londrën jugore, para se ai të qëllohej për vdekje nga policia e armatosur. Kjo gjë iu tha gjyqtarëve pas një vëzhgimi të fshehtë që ndoqi fanatikun islamik.
Oficeri, i referuar si ‘BX87’ dhe i cili nuk mund të identifikohet për arsye ligjore u pushtua nga emocionet ndërsa përshkroi se si Amman, 20 vjeç, ndaloi jashtë një dyqani në ‘Streatham High Road’, vodhi një thikë dhe ju vërsul viktimës së tij.
“E pashë z.Amman teksa bënte disa hapa drejt meje. E kuptova në këtë pikë që në të vërtetë do të goditesha me thikë. Unë drejtova armën time në trupin e tij,‘tha ai.
Ditën e sulmit, Amman po vëzhgohej nga nëntë oficerë nga dega e mbikëqyrjes së Policisë Metropolitane MO3. ‘BX87’ e kishte braktisur makinën e tij për të ndjekur Ammanin në këmbë ndërsa iu afrua ‘Streatham High Road’ kur dëgjoi përmes radios se Amman kishte hyrë në një dyqan.
Oficeri arriti 20 metra afër dyqanit kur dëgjoi atë që ai e quajti “rrëmujë”. Atëherë Amman u pa duke dalë nga dyqani me ‘një thikë të madhe’ në dorën e djathtë para se t’ja ngulte thikën një kalimtareje femër ndërsa thërriste ‘Allahu Ekber’ [Zoti është i Madh].
Pas këtij akti, agjenti e ndoqi terroristin, duke e lajmëruar që policia ishte pas tij, deri në fund të një rruge ku terroristi më pas ndaloi dhe u kthye nga agjenti i sigurisë, duke ju afruar me qëllimin që ta godiste me thikë përpara se policia ta qëllonte për vdekje agresorin. Agjenti shprehet se dukej sikur terroristi po kërkonte të godiste këdo që kishte afër./m.j