Biznesmeni i njohur kroat, Tihomir Oreshkoviç është kandidat i koalicionit paszgjedhor të listës së pavarur Most dhe Koalicionit Atdhetar të udhëhequr nga HDZ-ja e Tomislav Karamarkos për mandatar të qeverisë së 13-të me radhë të Kroacisë. Ai është kandidat konsensual dhe jo-partiak, i cili ishte vetmja gjuhë e përbashkët për president.
Kreu i Most-it Bozho Petrov ka thënë se nënkryetarë të Qeverisë do të jenë njerëz partiakë, njoftuan mediat kroate. “Ai është një profesionist i jashtëzakonshëm”, ka thënë Karamarko dhe ka shtuar se bisedimet e Most-it me HDZ-në vazhdojnë, si dhe se kanë rënë dakord se profesionalizmi është me rëndësi kyçe. Lideri i HDZ-së ka shtuar se Kroacia nuk ka më kohë për eksperimente dhe për vendime të këqija dhe se vendin e pret një rrugë e reformave.
Oreshkoviç është drejtor financiar i korporatës Teve për Evropën, e cila është pronare e fabrikës së barnave “Pliva”. Në këtë funksion ai ka ardhur pikërisht nga “Pliva”, ku ka qenë drejtues deri në vitin 2014.