Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Librazhd-Përrenjas, ku dy makina, njëra me targa italiane dhe tjetra shqiptare, janë përplasur me njëra-tjetrën.
Ky aksident është bërë shkak edhe për pasjen e një trafiku kilometrik, ndërkohë që paraprakisht mësohet se aksidenti ka ndodhur për arsye shpejtësie.
Të dy automjetet ishin me drejtim Librazhdin, ndërsa mendohet se njëra nga makinat është rrotulluar.
Policia ende s’ka mbërritur në vendngjarje
/a.r