Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj, deklaron se zjarret në malin e Dukatit kanë qenë të qëllimshëm. Në një intervistë për Klan News, Mamaj u shpreh se sot situata është e stabilizuar dhe po eliminohen të gjitha vatrat e vogla të zjarrit.
Ai u shpreh se janë bërë kontrolle nga toka dhe nga ajri dhe rezulton se nuk ka më vatra aktive, por vetëm trungje që digjen.
“Jemi në përfundim të operacionit. Sot po menaxhojmë mbetet e mbetura nga trungjet e djegura nga zjarri. Aktualisht nga të gjitha informacion, më rezulton se nuk kemi asnjë vatër zjarri aktive, por kemi mbrojtje të perimetrit të zjarrit, vatër të vogël, trungje pemësh që kanë patur zjarr.
Sot kemi bërë kontrolle nga toka dhe nga ajri dhe është e përfunduar kjo situatë. Zjarret janë tërësisht të fikura dhe po shikojmë të gjitha trungjet që janë në zonat e djegura. Tashmë ka nisur dhe përllogaritja e dëmeve dhe kur të përfundojnë llogaritjet do të kemi dhe një bilanc. Zjarret janë të qëllimshme dhe unë këtë mund ta deklaroj me bindje të plotë”, u shpreh Mamaj.
/a.r