Dalin të tjera detaje nga dosja e tentativës së arratisjes në burgun 313 në Tiranë disa ditë më parë.
Sipas punonjësve të burgut rezulton se Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri jo vetëm kanë tentuar të arratisen njëri pas tjetrit, por edhe kanë dhunuar policët.
Është punonjësi i sigurisë, Gëzim Nikoçi i cili ka rrëfyer se ka parë vetë Arbër Çekajn teksa godiste policin e sigurisë tek porta e jashtme e burgut.
Ndërkohë specialisti i informacionit, Myfit Xheka thotë se Fatmir Pjetri e ka goditur me hekur në kokë teksa me levë ka goditur edhe punonjësin tek porta.
Në vendin e punës ku unë shërbej dalin në të njëjtën kohë sektorët 1-2 i katit të 2 dhe në krahun tjetër del sektori 2/3, dhe 2/5 të katit të 2. Pasi mora përsëri shërbimin dhe u bëra gati për të pritur të paraburgosurit në ajrosje, vura re se dy të paraburgosur hapën rrjetën dhe hypën mbi zgarën e ajrosjes. Kam shkuar në ven roja për ti ndaluar dhe arrita vetëm të kapja me një dorë Fatmir Pjetrin por nuk arrita ta ndaloja pasi më iku dhe iu drejtuar fundit të ajrosjes, ku aty lidhën litarin dhe e hudhën në krahun e oborrit. Në moment kam bërtitur për të më dëgjuar polici posht kollonës, dhe kam shkuar të hapë derën e daljes nga sektori në ajrosje pasi ishte e mbyllur me shul nga të dy të paraburgosurit dhe kanë ardhur dy polic të gatshëm Edmond Prenga dhe Olti Myziri të cilët hypën lart sipër zgarës së ajrosjes, shkuan deri në fund për të parë të dënuarit dhe u kthyen pasi nuk panë asgjë. Më pas kam qëndruar në vendin tim të punës deri në momentin që kanëardhur ekspertët për të bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes.
VËZHGUESI I AJROSJES, XHAVIT KURTI: Kam marrë shërbimin si çdo ditë në orën 08:00 të mëngjesit. Pasi kam marrë shërbimin kemi konstatuar elementët e sigurisë të cilët ishin në rregull dhe pa probleme. Rreth orës 08:00-12:00 kanë vazhduar ajrimet pa probleme. Rreth orës 15:00 jemi ngjitur tek bokset e ajrimit për të filluar ajrimin e pasdites për të paraburgosurit. Sipas grafikut ka pasur ajrim sektori 2/4 dhe 2/5. Kanë dalë për ajrim sektori nr.1 në krahun e ajrosjes tjetër, gjatë daljes në ajrim kam parë punonjësin e policisë i ajrosjes tjetër po bënte debat me të paraburgosurin Arbër çekaj i cili kishte hipër sipër zgarës lartë dhe mua mu duk sikur e kapi për këmbe por nuk e neutralizoi. Në këtë moment duke qenë dhe më trup të gjatë ka hapur rrjetën sipër dhe është ngjitur në zgarë, kamë bërtitur punonjësit të Policisë Fiqiri Halili që të njoftojnë informacionin për ngjarjen pasi ne nuk kishim as telefon dhe as radio. Nuk kam parë asgjë më shumë pas këtij momenti.
PUNONJËSI I SIGURISË, GËZIM NIKOÇI: Sot rreth orës 15:00 më ka lajmëruar polici i kollonës 2-1 kati i dytë godina A më tha se i paraburgosuri me mbiemër Çepele është dërguar në infermieri pasi kishte prerë damarët e dorës. Unë dhe kolegu Vladimir Myrto shkuam tek infermierja pasi i dënuari kishte shumë rrjedhje gjaku nga dora e djathtë teksa pjesa e parakrahut. Pas kësaj ndihmës mjekja Bejaze Jaho doli jashtë regjimit dhe komunikoj me mjeken e institucionit të cilës nuk ja mbaj mend emrin dhe u vendos që i paraburgosuri të shkojë në spital për të qepur plagën e tij. Rreth orës 15:20 po unë dhe Vladimiri na u ngarkua detyra nga oficeri i formacionit që të dilnim së bashku me të dënuarin për ta shoqëruar atë në spital. Sapo ishim afruar tek porta hyrëse e regjimit të brendshëm që të çon tek zyra e specialistit të informacionit, ku në ato momente dëgjuam zhurma e britma nga ana e punonjësve të Policisë, në atë moment hapi derën ndihmësi i informacionit me mbiemër Aliallmeta dhe ne hymë te holli tek specialisti i informacionit dhe ndërkohë polici i kontrollit Shefki Mema na tha që po arratisen pa përmendur emrat. Në këtë moment të paraburgosurin çepele të prangosur që po e shoqëronim ja lash Shefkiut dhe dola së bashku me Vladimirin me vrap dhe në atë moment panë që i paraburgosuri Pjetër mbiemri nuk më kujtohet ishte shtrirë dhe i neutralizuar nga polici i godinës B dhe ndërkohë zbret shkallët i paraburgosuri Arbër çekaj që të nxjerrin tek oborri jashtë dhe unë së bashku me Vladimirin dhe Alialmetën i jemi hedhur përsipër për ta neutralizuar dhe e prangosëm dhe e kemi futur menjëherë tek kontrolli gjithashtu së bashku me të paraburgosurin Pjetër. Saktësoj që në momentin që dola jashtë dhe pashë të paraburgosurin Pjetër. Saktësoj që në momentin që dola jashtë dhe pashë të paraburgosurin Pjetër që ishte neutralizuar pash dhe specialistin e informacionit Myfit të gjakosut tek zona e kokës, dje kishte pika gjaku thithandej. Në momentin që të dy të paraburgosurit u neutralizuan sa pashë e dëgjova nuk përmendën ndonjë fjalë dhe nuk bën asnjë lloj rezistence. Dua të saktësoj që ë atë moment kur dola jashtë dera e jashtme e institucionit ka qenë e mbyllur me çelës për këtë jam i bindur pasi menjëherë pasi i shoqërova të paraburgosurit Arbër dhe Pjetër jam kthyer tek dera tek postblloku dhe e kam parë vetë që ishte e mbyllur me çelës dhe me shul sipa rregullit. Dera ka qenë e mbyllur dhe me sa pash nuk u afrua ndokush tek dera as nga brenda dhe as nga jashtë. Rreth 10 minuta më vonë di që ka ardhur dhe Policia e Shtetit në insittucion.
Kam marrë shërbimin në orën 06:15, u njoha me detyrat dhe kam dalur për të rrjeshtuar turnin e parë të efektivëve. Pas instruktazhit të bërë nga specialisti i informacionit futemi bashkë me trupën për kontrollin fizik te skaneri dhe i shoqërijmë në godina sipas sektorëve.
Kam vazhduar me praktikat e punës si çdo ditë tjetër deri në orën 14:30 ku u lajmëruam në telefonin e informacionit nga infermjerja se i paraburgosur Lulzim Çepele ka prerë damarët e dorës specialisti i informacionit më dërgoi për të thirrun infermieren që të komunikoj me doktoreshën, ku pas komunikimit të tyre u vendos që do dërgohej në urgjencë. Rreth orës 14:50 marr detryrë nga specialisti i nformacionit që të merrja të paraburgosurin e dëmtuar dy punonjës të rolit bazë të gatshëm dhe specialistin e trupës për të dërguar në urgjencë. Në moment që të dalim në tuel, kemi dëgjuar nga jashtë derës zhurma dhe të bërtitura, dhe në këtë moment kemi lënë të paraburgosurin tek kontrolli me policin e rolit bazë dhe unë me dy të grupit të sigurisë dhe specialistin e trupës kemi dalë jashtë në oborr. Aty kam parë specialistin e informacionit të gjakosur dhe punonjësin e sigurisë Lefter Hysenlika i cili kishte neutralizuar të paraburgosurin Fatmir Pjetri, më pas kemi parë dhe të paraburgosurin Arbër Çekaj duke goditur policin e sigurisë tek porta e jashtme dhe kemi ndërhyrë menjëherë duke e neutralizuar dhe e prangosur. Më pas i bëmë kontroll dhe i shoqëruam në veçim.
SPECIALIST INFORMACIONI, MYFIT XHEKA: Në orën 06:30 kam marrë shërbimin deri në orën 19:00 ku unë kam si detyrë për të menaxhuar gjithë aktivitetin e institucionit, rreth orës 14:20 më njoftoj përgjegjësi specialist i tripës, Gëzim Rramush dhe më tha se i paraburgosuri Lulëzim Qepele në dhomën nr4, sektor 3, kati i dytë godina A, kishte dëmtuar damarët e dorës së djathtë dhe u shoqërua në infermieri për ndihmë mjekësore, infermierja ndodhet brenda godinës në katin e parë, shkova vetë në infermieri dhe ndihmës mjekja më rekomandoi se ka nevojë për qepje në spital, bëra njoftimet 90 rozafës, sallës operative të drejtorisë së përgjithshme, drejtorin e institucionit dhe shefin e policisë për të bërë shoqërimin e këtij të të dënuari për të shoqëruar për vizitë tek spitali i Traumës, njëkohësisht njoftova shoferin e ambulancës për të ardhur në institucion dhe marrë masa për shoqërimin e tij, dhe isha në pritje të ardhjes së personelit për të mundësuar lëvizjen e tij. Në orën 14:55 fus ndihmë specialistin për të nxjerrë një të gatshëm nga godina A dhe bëra njoftimin tek godina B për të marrë një të gatshëm, në kohën që punonjësi i policisë Lefter Hysenlika tek godina B për të dalë tek zyra e informacionit ka parë se tek muri i godnës A në faqen veriore nga taraca e ajrimit ishte një i burgosur duke u kacavjerrur me një litare, ky punonjës dhe konstatoj se Fatmir Pjetri ishte në gjysmë lartësi duke zbritur me litarë për tek shkallët e hyrjes së administratës menjëherë jam ngjitur vetë i parë për të bër ëneutralizimin e këtij të paraburgosuri, ai kishte në dorë një hekur në formë harku, në shesh pushimin e shkallëve të administratës u përballa me të, duke e ndaluar atë më ka goditur me hekur në kokë duke dëmtuar pjesën e rrashtit të kokës në anën e mjatë. Pastaj u hodh nga shesh pushimi i shkallëve në sheshin poshtë në dysheme, ka shkaur dhe ka goditur me këtë levë dhe punonjësin e portës, kam shkuar menjëherë nga mbrapa dhe së bashku me punonjësin e portës Hekuran Sina kemi neutralizuar të paraburgosurin Fatmir Pjetri. Në këtë kohë i paraburgosuri tjetër Arbër Çeka ishte duke zbritur në të njëjtin litarë ku zbriti dhe Fatmir Pjetri, në këtë kohë ka arritur të zbresë Arbër çekaj dhe ju drejtua portës kryesore, ku ishim dhe ne me personin e ndaluar, ka dalë punonjësi i sigurisë shtetasi Gëzim Nikoqi dhe specialisti i trupës Gëzim Ramushi dhe bërë shoqërimi në dhomat e veçimit, ndërsa më pas tek dhoma e informacionit ka marrë ndihmën mjekësore nga ndihmës mjekja kam bërë njoftimet, në fillim drejtorin e burgjeve.
/a.r