Të paktën 42 persona, përfshirë 17 civilë dhe 25 ushtarë, kanë humbur jetën për shkak të zjarreve në pyjet e Algjerisë veriore, kryesisht Kambrinë, thanë sot autoritetet.
Zjarret janë cilësuar të qëllimshme, ndërsa vendi është duke u përballur me valën e nxehtësisë.
Qeveria tha sot se zjarrvënësit ishin përgjegjës për dhjetëra zjarre në pyje. Zjarri, i cili shpërtheu të hënën mbrëma, vrau 17 persona në rrethet Tizi Ouzou dhe Setif, sipas një raporti të ri të publikuar sonte nga kryeministri Ayman Benabderaman.
/b.h