Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme do të kryhen punime në disa zona të Tiranës.
Për këtë arsye, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, si pasojë e punimeve në kabinat elektrike.
Sipas njoftimit të OSHEE, energjia do të stakohet në këto zona: Zona përballë qendrës “Kristal Center”, pjesërisht zona rreth shkollës “Sarina”, zona pranë Kompleksit Sportiv Kamëz, rruga ” Irfan Tomini”, dhe zona e ish- fushës “Misto Mame”.
Njoftimi i plotë i OSHEE-së:
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, në datën 11 gusht do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë.
08:00-17:00
Zona përballë qendrës “Kristal Center”.
9:00- 17:00
Pjesërisht: Zona rreth shkollës “Sarina”, zona pranë Kompleksit Sportiv Kamëz, rruga “Irfan Tomini”, zona ish- fushës “Misto Mame”.