Kreu i Emergjencave, Haki Çako ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me zjarrëvëniet në vend. Duke i konsideruara të qëllimshme, Çako tha se këto kriminelë paguhen nga qarqe të caktuara për të djegur vendin, se kush është qëllimi i tyre, Çako shprehet se duhet ta nxjerrin hetimet .
Në një intervistë nga Tuneli i Kalimashit për Report Tv, Çako tha se situata më kritike në Kukës është në njësinë administrative Malzi, ku zjarri rrezikon disa banesa dhe nëse flakët përhapen mund të ketë edhe evakuim të banorëve. Ai tha se në këtë Lakun e Thive por edhe në Karaburun të Vlorës, kanë ndërhyrë helikopterët dhe të gjitha strukturat nga toka për të bërë të mundur mbajtjen nën kontroll të tyre.
I pyetur nga gazetari Arsen Rusta se kur do të vihen në punë të gjithë helikopterët që shteti ka në dispozicion për shuarjen e zjarreve, Çako tha se po punohet për ‘i pasur sa më shpejt, pasi janë në remont. Ndërsa një helikopter shqiptar është në punë për shuarjen e zjarreve, Çako tha se shumë shpejt mund të jemi edhe helikopterin tjetër që pritet të vijë nga remonti.
“Kjo situatë ka sjellë në vëmendje dhe nevojën për t’i pasur të gjitha kapacitete në gatishmëri të plotë. Pjesa e proceduarave dhe të pamundësisë për të bërë remontin në Shqipëri sjell mungesën e tyre, por besoj se shumë shpejt do të jenë pjesë e reagimit kundër zjarreve. Njëri është në shërbim, dhe tjetri është në proces për të ardhur”, tha Çako.
b.h