Pas përhapjes me përmasa tk frikshme zjarrit mbi tunelin e Kalimashit në Kukës, mëngjesin e sotëm vatra janë fikur.
Zjarri në faqen e malit mbi tunel është shuar pasi është punuar gjatë gjithë natës, ndërsa situata po mbahet nën monitorim nga forcat zjarrfikëse.
Kritike është situata në Lakun e Thive, ku vatra e zjarrit është e përhapur, ndërsa në të prej orës 06:00 të mëngjesit po punohet nga toka dhe nga ajri për të bërë të mundur neutralizimin e tyre. Në Lakun e Thive kanë shkuara edhe forcat e ardhura në ndihmë nga Kosova.
/b.h