Ambasadori i ri kinez në Shtetet e Bashkuara Qin Gang u ka bërë thirrje dy vendeve që të bashkojnë duart për të luftuar pandeminë COVID-19 që po vijon të përhapet, njofton “Xinhua”.
“Po në lidhje me dy vendet tona që punojnë së bashku në zgjidhjen e situatës, p.sh. për vaksinën më efektive, dhe duke ndihmuar vendet e tjera?”, -shkroi ambasadori në “Twitter”.
Diplomati mbërriti në Uashington në fund të korrikut dhe është në një vetëkarantinë 14-ditore në vendbanimin e tij.
Ai tha se është mirë në karantinë, por përhapja e shfrenuar e variantit Delta është shqetësuese. Deri tani, bota ka regjistruar më shumë se 200 milionë infeksione COVID-19 dhe gati 4.3 milionë vdekje, sipas një raporti të Universitetit Johns Hopkins.