Të paktën tetë persona kanë humbur në mes të flakëve në 24 orët e fundit nga zjarret që kanë përfshirë sidomos komunitetet në Kaliforninë Veriore dhe malet në Sierra Nevada. Edhe pse moti më i qetë dhe më pak me erë u dha zjarrfikësve një pushim brenda natës zjarret kane rifilluar.
Pesë nga të zhdukurit i përkasin qytetit të vjetër të minierave të Greenville, ku flakët përfshinë pjesën më të madhe të qytetit të tij, rreth 160 milje në veri të Sacramento.
Greenville, u themelua më shumë se 150 vjet më parë kur minierat e arit aty pranë tërhoqën kolonët dhe tregtarët në qytetin piktoresk në Luginën Indiane. Pjesa më e madhe e Kalifornias është nën një smog të dendur për shkak të tymit të dendur. Më shumë se 184 struktura banimi u shkatërruan në qytet dhe në të gjithë zonën.
Gati 447,000 hektarë tashmë janë djegur tashme. Shkaku i zjarrit është i panjohur, por ende po hetohet. Banorët janë të alarmuar pasi ende nuk dinë fatin e shtëpive të mbetura pa u djegur dhe për mungesën e informacioneve nga autoritetet se çfarë i pret në vijim.
/a.r